Kryefaqja / Këshilla anonime

Këshilla psikologjike — 100% anonime

Këtu mund të shkruani pa emër, pa email dhe pa asnjë të dhënë personale. Ikballja i lexon vetë të gjitha dhe u përgjigjet publikisht çdo javë pyetjeve të zgjedhura.

◆ Pa emër ◆ Pa email ◆ Pa IP të ruajtur

Përgjigjet janë reflektime e këshilla miqësore — për vështirësi serioze, ju inkurajoj gjithmonë të kërkoni edhe ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor.

Nga diaspora · Rubrika javore

"Të gjithë më shohin si të suksesshme në Gjermani. Por çdo natë qaj pa zë, që të mos më dëgjojë askush. Vetëm këtu guxoj ta them, se s'e dini kush jam."

Lotët e natës nuk janë dobësi — janë zëri i një shpirti që s'është dëgjuar prej kohësh. Suksesi i jashtëm nuk e ushqen zbrazëtinë e brendshme; asaj i duhet të dëgjohet, jo të fshihet...

Rubrika javore

"Djali im 16-vjeçar s'më flet më. Kam frikë se po e humb dhe s'di ku gabova — askujt s'ia kam thënë këtë, se turpërohem si nënë."

Nuk e keni humbur — ai po ndërton veten, dhe dera juaj duhet të mbetet e hapur pa presion. Filloni me prani: heshtja e ngrohtë hap më shumë dyer se njëqind pyetje...

Rubrika javore

"Prej 20 vitesh mbaj një fjalë brenda që s'ia kam thënë askujt. Sot po e shkruaj për herë të parë — vetëm se e di që askush s'e merr vesh emrin tim."

Ajo që sapo bëtë është hapi më i vështirë — fjala e thënë, qoftë edhe pa emër, pushon së qeni burg. Barra që ndahet, sado pak, peshon më lehtë...